Mirësevini

Është një kënaqësi t’ju përshëndes dhe mirëpres në faqen e internetit e cila i dedikohet fushës së historisë dhe muzeologjisë. Ju lutem, merrni kohë për të eksloruar këtë Website dhe mos nguroni të kontaktoni në informacionin e dhënë. Në këtë faqe mund të gjenden plot informacione të ndryshme për ata që duan të mësojnë më shumë për Atdheun e tyre, Shqipërinë.

Mbas përfundimit të studimeve të larta në fushën e historisë pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, si edhe mbas përfundimit të studimeve pas-universitare për Master në Histori, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, kam një përvojë prej një dekade në fushën e kulturës, duke punuar në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës në Shqipëri.

Gjithashtu, kam kryer një sërë trajnimesh dhe kualfikimesh. Mund të përmend njërin me temë: “Forcimi dhe Përditësimi i Kapaciteteve Profesionale për Aktorët Publikë në Fushën e Turizmit Kulturor”, pranë Shkollës Amerikane të Shqipërisë “Enterprise”, Tiranë. Përveç kësaj, jam trajnuar për prodhimin e figurave të prekshme, për njerëzit me aftësi të kufizuar. Një trajnim për çështjet që duhen marrë parasysh kur zgjidhet materiali për figurat me prekje, parimet e përgjithshme për të gjitha aspektet e figurave me prekje; në lidhje me etiketimet dhe mbishkrimet; tekste-strukturat, linjat, format dhe simbolet; kuptimi i dryshimeve midis figurave pamore dhe atyre me prekje. Ky trajnim u krye në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar. Mbas trajnimit të mësipërm u zhvillua për herë të parë aktiviteti me temë: “Muzeu i Prekshëm”, një bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, Tiranë.

Faleminderit për interesin tuaj ndaj kësaj faqeje!

Ju uroj gjithë të mirat,

Advertisements
Create your website at WordPress.com
Get started
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close